Vazhdojnë investimet gjermane në rajonin tonë, me theks të veçantë në Serbi.
Një investim i ri është paralajmëruar edhe sot. Anëtari i Këshillit Komunal të komunës Topola, Dragan Jovanoviq, ka paralajmëruar investimin e kompanisë “Groschopp” e cila në Zhabarë afër Topolës do të prodhojë elektromotorë dhe robotë për industrinë.
Jovanoviq ka shkruar në facebook se janë marrë vesh me kompaninë gjermane që ta hapë firmën simotër, duke e vlerësuar si të rëndësishme jo vetëm për komunën, por për tërë Serbinë, transmeton Demokracia.com.
“Investimi do të jetë shumë miliona euro dhe do të punësojë numër të madh, si të atyre me shkollë të mesme po ashtu edhe me shkollim të lartë të fuqisë punëtore – meshkuj edhe femra”, ka thënë Jovanoviq.
Gjermania llogaritet ndër investitorët kryesore në Serbi, pas Kinës dhe Rusisë. Mirëpo, investime të tilla milionëshe si në vendin fqinj nuk kemi parë në Kosovë.
Nga Gjermani dhe vendet tjera evropiane, Kosova më shumë blenë sesa shet ose prodhon. /Demokracia.com/