Sport
Zyrtare: Shtyhet ndeshja Peja – Ylli, shkak bëhen operatorët televizivë
Demokracia
19:00 | 25 Shkurt 2021

Share:

Ndeshja e paraparë të luhet sot ndërmjet KB Peja dhe KB Ylli është shtyr, shkruan Demokracia.com.

Klubi pejan përmes një njoftimi në “Facebook” ka thënë se shkak për këtë shtyre është një kontratë e dyfishtë kundërligjore me dy operatorë për transmetimin e ndeshjeve.

“Ndeshjet anulohen për teke të disa personave ndërsa shpenzimet e klubeve nuk i interesojnë askujt”, thuhet ndër të tjera ën njoftimin e KB Peja.

Njoftimi i KB Peja:

SHTYHET NDESHJA ?

Ndeshja e parapare te zhvillohet sot nga ora 17:00 ne mes te KB Peja dhe KB Ylli eshte shtyre per nje date tjeter permes nje thirrje telefonike te Kryetarit tek Komesari, kjo pasi qe Federata e Basketbollit ka kontrate te dyfshite kunderligjore me dy operatore per transmetimin e ndeshjeve.

Kompania “Art Motion” ka fituar rastin ne Gjykaten Themelore per prishje te paligjshme te kontrates dhe perseri Federata insiston qe ndeshjet te transmetohen nga “Kujtesa”.

Me te vertete e hidhur dhe e trishte situata! Ndeshjet anulohen per teke te disa personave ndersa shpenzimet e klubeve nuk i interesojne askujt. /Demokracia.com

Të ngjashme