Një person është arrestuar në Novobërdë, pasi dyshohet se ka vrarë gjyshin e vet.
Policia thotë se i dyshuari fillimisht ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje.
“Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bëri ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.