Komiteti Olimpik i Kosovës ka caktuar datën e Asamblesë së Punës dhe atë Zgjedhore, shkruan Demokracia.com.
Kështu data 25 mars 2021 do të jetë dita kur do të zgjidhen organet e reja të këtij institucionin.
Njoftimi i KOK-ut
Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e KOK-ut, mbahet më 25 mars 2021
Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahet më 25 mars 2021.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, të kryesuar nga presidenti Besim Hasani, derisa data është përcaktuar në përputhje me vendimin e marrë në Asamblenë e Punës, të mbajtur më 26 dhjetor 2020, në të cilën ishte vendosur që Asambleja Zgjedhore të mbahet jo më larg se data 31 mars 2021.
Asambleja e Punës dhe Zgjedhore do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim në ora 15:00.
Në këtë link mund të gjeni vendimet tjera të dala nga mbledhja 58 dhe 59 e BE të KOK-ut, të mbajtura në Hotel Sirius në Prishtinë. /Demokracia.com