Lajme
Lama: Në vitin 2015 AKI më paralajmëroi se gazetari Duriqi ishte në rrezik
Demokracia
17:10 | 25 Shkurt 2021

Share:

Ish-deputeja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Alma Lama ka reaguar lidhur me sulmin fizik që iu bë gaztearit, Visar Duriqit.

Lama në një postim në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ka thënë se ishte vitit 2015 kur ish-shefi i AKI-së e paralajmëroi se jeta e saj dhe e dy personave tjerë ishte në rrezik nga fundamentalistët islamik, përcjell Demokracia.com

Njëri nga dy të rrezikuarit sipas saj ishte edhe gazetari, Visar Duriqi që bëri edhe investigime të thella për këtë temë.

Që edhe pas paralajmërimit që Lama i bëri Duriqit lidhur me rrezikun që iu kanosej, ai nuk tërhiqej nga investigimet përkundrazi i vazhdoi edhe më me ngulm ato, dhe për personat që përfshiheshin në këtë plan qëllimkeq./Demokracia.com

Postimi i plotë:

Ne vitin 2015, u paralajmerova nga ish-shefi i AKI-se se jeta ime dhe e dy personave te tjere ishte ne rrezik nga fondamentalistet islamike, qe ishin persona qe donin te na likundonin, qe ishin blere armet etj etj.

Njeri prej tyre qe rrezikohej ishte Visar Duriqi, gazetari qe ka ka bere investigime te thella per kete teme.

Une isha ne muajin e tete te shtatezanise, kur AKI me njoftoi per rrezikun. Kuptohet se u trondita jashte mase.

Pas dhjetera mijera kercenimeve qe kisha marre prej vitit 2013, ky ishte paralajmerimi me serioz dhe i frikshem. Mu desh pothuaj te izolohem e te leviz vetem e shoqeruar, per nje kohe te gjate.

Pasi mora paralajmerimin nga AKI, u takova me Visarin per te ndare informacionin dhe konsultuar mbi kete paralajmerim kaq te rende. Ai si gazetar i guximshem, i hyri edhe nje here punes investigative ndaj personave qe dyshoheshin se rrezikonin jeten tone. Po keshtu ndoqi rruget institucionale per te kerkuar hetimin e personave ne fjale.

Kurre nuk kemi marre pergjigje rreth kesaj ceshtje.

Ndersa mbreme Visari eshte sulmuar brutalisht, por per fat te mire nuk eshte vrare.

Autoret nuk dihen, por kjo ngjarje ka per qellim frikesimin dhe goditjen e lirise se fjales.

Të ngjashme