Lajme
Dru, varre e gurë brenda furgonit të protestuesve të Berishës
Demokracia
18:30 | 08 Janar 2022

Share:

Një furgon brenda selisë së Partisë Demokratike është sekuestruar nga Policia pasi dyshohet se brenda tij ndodheshin varre, dru, gurë fresibël e shumë mjete të tjera që do të përdoreshin nga protestuesit për hapjen e dyerve të selisë blu.

Gjatë ditës së sotme protesta e thirrur nga Sali Berisha për marrjen e godinës së selisë blu, përshkallëzoi në përleshje mes mbështetësve që ndodheshin jashtë dhe atyre që ndodheshin brenda, e më pas edhe policisë, shkruan albeu.com.

Nga “lufta” e mëngjesit të sotëm, disa persona mbetën të lënduar dhe u regjistruan dëme të shumta materiale.

Të ngjashme