Kuriozitete
Demi i tërbuar futet në restorant dhe godet një burrë
Demokracia
17:26 | 08 Janar 2022

Share:

Një dem i arratisur ka sulmuar një restorant në Kinë duke ngritur në ajër klientët brenda ambjenteve me forcën e goditjeve.

Në pamjet dramatike nga Kina thuhet se bisha e egërsuar erdhi nga një dyqan kasapi aty pranë, ku kafsha ishte dërguar për t’u therrur.

Pamjet tregojnë momentet kur demi thyen me përplasje derën e restorantit në qytetinTaizhou në lindje të Kinës, dhe më pas përplaset me viktimën e shokuar duke e ngritur lart në ajër.

Miku i tij më pas e largon nga kafsha, e cila vazhdon më tej valën e tërbimit, para se të largohej përsëri, shkruan Faxweb.al.

Viktima raportohet se pësoi disa plagë në këmbë dhe u dërgua në spital pas incidentit të 31 dhjetorit.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025
Kuriozitete • 09 Maj 2025