Lajme
Parashikimi i motit për sot, në këto vende priten reshje bore
Demokracia
08:19 | 08 Janar 2022

Share:

Vendi ynë po vijon të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke iu afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Të ngjashme