Me dy ndeshjet e sotme është mbyllur java e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Gara ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe lufta si për titull ashtu edhe për mbijetesë është bërë më e komplikuar se kurrë.
Fitorja e Drenicës ndaj Feronikelit sot dhe ajo e Arbërisë ndaj Besës e ka bërë garën për mbijetesë shumë të ashpër dhe kështu pritet të vazhdojë edhe në ndeshjet e radhës pasi diferenca e pikëve është shumë e voglë.
Pas javës së 21-të tabela e Superligës ka një pamje të re ku shihet se shumëçka është komplikuar. /Demokracia.com