Lajme
Krijimi i shtabit të Komandës amerikane për Operacione Speciale në Shqipëri, nisin reagimet në Serbi
Demokracia
18:07 | 07 Janar 2022

Share:

Komanda amerikane për Operacione Speciale në Evropë (SOCEUR) do të krijoj shtab në Shqipëri në bazë të rotacionit, ka deklaruar sot kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ky lajm është përcjellë në të gjitha mediat e mëdha në Serbi.

SOCEUR, me bazë në qytetin gjerman Shtutgart, ka publikuar në sajtin e vet se shtabi në Shqipëri do të mundësojë bashkëpunimin intensiv me Shqipërinë aleate, si dhe prani të rëndësishme në transportimin e mjeteve në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh, transmeton Demokracia.com.

“Ky është lajm fantastik. Kjo tregon kredibilitetin e madh dhe bashkëpunimin e afërt”, ka thënë Rama, shkruajnë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave, ende nuk dihet se cili do të jetë roli i trupave amerikane në Shqipëri.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se në këtë formë do të ketë stabilitet dhe rritje të sigurisë në rajon. Sipas tij, kjo do të ofrojë mbështetje të madhe edhe për Kosovën, marrë parasysh kërcënimet e shtetit serb dhe Rusisë.

Ibishi për KosovaPress thekson se ngrehja e shtabit pararojë në Shqipëri, nënkupton siguri dhe stabilitet institucional. “Kjo njëkohësisht e ngrit stabilitetin e sigurisë, qoftë të Shqipërisë, rajonit, por edhe të pjesës të Evropës nga kërcënimet dhe rreziqet që realisht po ndodhin. Edhe kjo është një pjesë e asaj çfarë lidhet me ndërveprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerëve strategjik të Amerikës, por edhe vendeve të rajonit nga një rast i caktuar të një përgjigje ndaj një kërcënimi apo rreziku që është realisht në rritje”, thotë Ibishi. /Demokracia.com/

Të ngjashme