Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll që u zhvilluan sot, shkruan Demokracia.com.
Vëmendja ishte në Drenas aty ku u takuan rivalët drenicas, Feronikeli – Drenica.
Kaq qenë skuadra e Drenicës ajo që ka festuar në fund pasi e ka mposhtur “Niklin” me rezultat 1:3 për ta thyer kështu ecurinë negative që kishte në këtë start të kampionatit.
Drenica tani ka 23 pikë aq sa ka edhe Llapi, ndërsa Feronikeli në vendin e 7-të me një pikë më shumë 24.
Një fitore të madhe në luftë për mbijetesë e ka shënuar edhe Arbëria që e ka mposhtur Besën me rezultat 0:3.
Arbëria tani ka 25 pikë dhe renditet e gjashta në tabelë, kurse Besa mbetet e fundit (e dhjeta) me shtatë pikë. /Demokracia.com