Lajme
Përsëri polemika për votat e diasporës, Ahmetaj ia shpjegon një nga një Kurteshit të gjitha paqartësitë
Demokracia
14:27 | 25 Shkurt 2021

Share:

Edhe mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është përcjellë me polemika rreth votave të diasporës.

Lëvizja Vetëvendosje përsëri ka pasur polemika në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me votat e diasporës.

Ka qenë anëtari i këtij subjekti politik, Sami Kurteshi, i cili ka kërkuar nga sekretariati dhe QNR-ja të jenë më të kujdesshëm me votën.

“Janë disa çëhstje që duhet të ngritën. Nga vëzhgimi që e kam bërë shumë ditë me radhë, kam një shqetësim që dua ta shpreh dhe shqetësimi ka të bëj në përgjithësi me qasjen ndaj votës. Unë kam parë raste kur ka pasur diskutime, konflikte rreth votave të pavlefshme ose të vlefshme në QNR edhe qështja është se diskutimet janë bërë aty në tavolina në vend që kjo të zgjidhet ose të ishte zgjedhur nga KQZ-ja që cakton një komision kompetent përgjegjës që në rast të mospajtimeve të numëruesve të votave dhe të atyre ta marrë përsipër me kompetencë ligjore dhe përgjegjësi ligjore se cilat janë vota të vlefshme dhe të pavlefshme. Ajo që për mua është shqetësuese është qasja negative edhe arrogante e institucionit ndaj vullnetit të shprehur me votë. Krejt njerëzit kanë mundësi me gabua teknikisht mirëpo nuk merret parasysh qëllimi i votuesit, por merren parasysh elemente krejt tjera. Dhe rruga më e lehtë është po e anulojmë. Kjo ka ngjarë edhe me votat me kusht. Ne e kemi diskutuar këtu se objektivisht është e pamundur që në kutitë e votimit me kusht të ketë vota ose fletvotime pa zarf, sepse ato i kontrollojnë ekipet mobile apo edhe në vendvotime dhe me qenëse janë njerëz aty, unë së paku nuk kam dëgjuar se cila është mundësia që një votues me e qit një fletvotim pa zarf, sepse ata kanë qenë aty. Në vend se ne të diskutojmë për çështjet si është e mundur kjo, kush e ka lejuar këtë e kush është përgjegjës ne e gjejmë rrugën më të lehtë pra e anulojmë votën që ka shkuar fletvotimi që ka shkaur pa zarf. Dhe e dimë që nuk është e munduar që votuesi me e qit një fletvotim në kuti pa zarf në votimin me kusht. Dhe kjo nuk është e mundur spese ka njerëz. Në QNR dje kam parë diskutim që është diskutuar rreth flefshmërisë apo jo të një fletvotimi e që për mua ishin thjeshtë të qarta sepse dihej e shihej qartë i votuesit edhe nuk ka të bëj për një votë ndaj subjektit të xili unë i takojë, por subjekt tjeër. Por sido qoftë për këto qoftë nuk ka rëndësi. Por qështja e tretë në lidhje me qasjen e votave. Uinë po e shoh si është kjo qasje. Ne i kemi 131 mijë aplikues nga mërgata, prej tyre rreth 104 mijë janë miratuar me të gjitha problemet që e kanë përcjellë këtë proces ehde tash del që prej këtyre 1/3 refuzohen edhe mua po më shqetëson dhe është e kundërligjshme pak e frikshme dhe e tmerrshme lehtësia e refuzimit të votës që është shprehje e vullnetit politik. Thejshtë si instituicon e kemi një arrogancë. Ne si instituicon jemi të obliguar që ta shohim statusin e votuesit dhe ta verifikojmë e lehtësojmë votimin dhe ta lehtësojmë shprehjen e vullnetit politik cilido qoftë ati. Ky mentalitet nuk çon dikund tjetër përveç në degradimin e vullnetit të lirë të votimit”, ka thënë Kurteshi, raporton Demokracia.com.

Pas kësaj, ka qenë kryesuesja Valdete Daka, e cila ka kërkuar nga kryeshefi i sekretariatit në KQZ, Burim Ahmetaj, që në detaje që t’ia sqarojë Kurteshit të gjithë paqartësitë e tij në lidhje me votat e diasporës.

“Sigurisht që sekretariati është duke punuar në bazë të rpcedurave të cilat i ka miratuar KQZ-ja dhe në bazë të këtyre kritereve, secili vlefshmëri qoftë për fletvetim të vlefshëm apo të pavlefshme, qoftë për vlerësimin e pakove të supozuara të fletvotimeve jashtë vendit është duke i respektuar procedurat të cilat KQZ-ja i ka miratuar. Në ndërlidhje me fletvotimet e pavlefshme, në procesin e rinumërimit që është duke u zhvilluar në QNR, sigurisht si përkrahje për këtë proces kemi ftuar edhe trajner nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës e Vushtrrisë që të asistojnë dhe ndihmojnë në këtë proces sepse dihet që këshillat e vendvotimeve trajnohen nga trajnerët nga secila komunë. Dhe si rrjedhojë e kësaj i kemi ta pranishëm prej ditës së djeshme dhe janë duke asistuar trajner nga komunat që i ceka. E kemi edhe një analizë të cilën KQZ-ja e ka miratuar që i specifikon të gjitha rastet për të cilat PZAP-ja ka marrë vendim. Dhe si rrjedhojë e saj jemi duke i respektuar edhe ato vendime që kanë dalë nga PZAP. Jemi shumë të kujdesshëm në këtë aspekt dhe sigurisht që kemi përkrahjen edhe nga niveli qendorr nga njësia e trajnimit dhe nga njësitë e tjera për trajnimet dhe sigurisht nuk përjashtohet edhe mundësia që të marrim edhe këshilla nga të tjerët. Sa i përket votave me postë dhe atyre me kusht. Votat me kusht akoma nuk janë trsajtuar sepse ato të gjitha janë të regjistruara në sistem dhe ato pritet të bëhet verifikimi i tyre. Mirëpo pakot e supozuara me fletvotime të cilat janë në proces nga shërbimi votues i kemi pesë kategori dhe në bazë të tyre kategorive edhe rezulton se pse një zarf me fletvotim nga jashtë refuzohet. Kategoria D2 nënkupton votuesit e refuzuar në periudhën e aplikimit, që do të thotë se votuesi nuk ka aplikuar, faktikisht është refuzuar në periudhën e aplikimit dhe prej tyre janë 5 mijë e 192 zarfe, pra edhe kundrejt asaj që ka dërguar zarfin apo pakon me fletvotime përmes postës, votuesi ka qenë i refuzuar në këtë periudhë. Kategoria është D4, votuesit që kanë dërguar fletvotime dy herë, që i bjen kanë dërguar zarfe dy herë. Pra sigurisht që njëra eliminohet dhe pastaj tjetra nuk eliminohet. Kategoria tjetër janë votuesit apo kategoria D5, votuesit e paidentifikuar-votim grupor. Kjo ndodh kur brenda një pakoje nuk qartësohen se cilit votues i përket cili fletvotim. Pra me një vend vendosen të gjitha dokumentet e identifikimit dhe në një vend tjetër vendosen fletvotimet. Kjo i bjen që nëse një votues mund të jetë i kategorisë së refuzuar pastaj të gjithsa fletviotimet që nuk janë të identifikuara nga votimi grupor, kjo i bjen që do të refuzohen. Kategoria D6 ka të bëj me dokumentet jovalide, kjo nënkupton që nuk kanë sjellë dokumente valide edhe përkundrejt mundësisë që ka pasur mundësi që të dërgojnë dokumente nga vendi ku jetojnë mirëpo si rezultat janë dërguar dokumente jovalide dhe numri i tyre është 672. Ndërsa kategoria që ka numrin më të madh të refuzimit është votues që nuk kanë palikuar fare në ditën e zgjedhjeve. Këtu i kemi 7 mijë e 281 votues të cilët kanë dërguar pako me zarfe, praktikisht kanë dërguar fletvotime mirëpo nuk kanë aplikuar në ditën e zgjedhjeve. Nëse i mbledhim të gjitha këto, në total bëjnë 16 mijë e 288. Pa i kemi 41 mijë e 280 zarfe me fletvotime të aprovuara dhe në bazë të këtyre kritereve dhe kategorive që janë të miratuara nga KQZ-ja si rezultat i saj i kemi 16 mijë e 288. Pra deri më tani bëhet fjalë për 57 mijë e 568 zarfe me fletvotime dhe si rrjedhojë diku rreth 34 mijë pako të supozuara me fletvotime”, sqaroi Ahmetaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme