Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se edhe në Prishtinë, si në të gjitha ambasadat italiane në botë, janë mbledhur për ngushëllime për ambasadorin, Luca Attanasio.
Orlando këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’, shkruan Demokracia.com.
“Gjithashtu në Prishtinë, si në të gjitha ambasadat italiane në botë, ne u mblodhëm në ngushëllime së bashku me funeralin shtetëror të Ambasadorit Luca Attanasio dhe Carabiniere Vittorio Iacovacci, të cilët ranë në Republikën Demokratike të Kongos gjatë ushtrimit të shërbimit”, shkruan Orlando.
Kujtojmë se ambasadori i Italisë, Luca Attanasio ishte ambasador në Republikën Demokratike të Kongos dhe u vra në një sulm në lindje të këtij vendi, bëri të ditur Ministria e Jashtme italiane. Luca Attanasio vdiq në spital të hënën, pasi autokolona e Kombeve të Bashkuara me të cilën udhëtonte, u sulmua pranë qytetit Goma.
Postimi i Nicola Orlandos:
Gjithashtu në Prishtinë, si në të gjitha ambasadat italiane në botë, ne u mblodhëm në ngushëllime së bashku me funeralin shtetëror të Ambasadorit Luca Attanasio dhe Carabiniere Vittorio Iacovacci, të cilët ranë në Republikën Demokratike të Kongos gjatë ushtrimit të shërbimit./Demokracia.com/
Anche a Pristina, come in tutte le ambasciate italiane nel mondo, ci siamo raccolti nel cordoglio in concomitanza con i funerali di Stato dell’Ambasciatore Luca Attanasio e del Carabiniere Vittorio Iacovacci, caduti nella Rep Democratica del Congo nell’esercizio del servizio. pic.twitter.com/TRCnU1RuKj
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 25, 2021