Ministri në detyrë i drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas sulmit fizik kundër gazetarit Visar Duriqi.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ‘Faceboook’, Selimi ka thënë se çdo formë e dhunës është e papranueshme, dhe ka kërkuar nga organet kompetente që kushdo që qëndron prapa këtij veprimi të ndëshkohet, përcjell Demokracia.com
“Dhuna në çdo formë është e papranueshme, por më e rrezikshme bëhet kur tentohet të ndalohet fjala e lirë. Dhuna e ushtruar sot ndaj gazetarit Visar Duriqi është e dënueshme dhe kushdo që qëndron prapa këtij akti, duhet të ndëshkohet nga organet kompetente”, ka shkruar Selimi./Demokracia.com
https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/256278209439964