Ky beqar po reklamon veten në billborde për të gjetur dashurinë e jetës.
Kur shumica e njerëzve duan të gjejnë dashurinë e jetës, ata u drejtohen aplikacioneve për takime ose njohjes në rrjete sociale, ose u kërkojnë miqve t’i njohin me ndonjë person — por Muhammad Malik po merr një qasje krejtësisht ndryshe.
Beqari 29-vjeçar nga Londra ka përdorur billborde në qytetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur partneren e tij. Një mënyrë unike dhe e veçantë, ku me anë të reklamës në tenton të gjejë dashurinë e jetës.
Fotografia e tij në billbord shoqërohet me një shprehje “Më shpëto duke më rregulluar një martesë” dhe ngjitur është edhe emri që përdor në rrjete sociale, kështu që të gjitha partneret e interesuara mund ta kontaktojnë.