ShowBiz
Huda Kattan kritikon aplikacionet për editimin e fotografive
Demokracia
12:52 | 25 Shkurt 2021

Share:

Huda Kattan, themeluesja e Huda Beauty është e irrituar nga aplikacionet për editimin e trupit.

Përmes një video në Instagram, ku shfaqet krejtësisht natyrale, Huda Kattan, themeluesja e markës së kozmetikës “Huda Beauty”, flet për disa aplikacione të editimit të fotografive.

Ajo tha se ka parë reklama të aplikacioneve që premtojnë një pamje perfekte dhe se është irrituar nga to, shkruan Demokracia.com.

Në këto aplikacione shfaqet një foto e një vajze normale, dhe më pas fotoja e saj e edituar, ku nuk duket aspak normale, duke pretenduar se kështu duhet të jetë pamja ideale.

Tutje ajo vazhdoi se ka shumë stadarde qesharake se si duhet të duket një femër dhe se nuk ka nevojë që ato të shtohen.

“Unë kam një vajzë dhe nuk mund të imagjinojë atë të shikojë këto gjëra që pretendojnë se janë normale, dhe ta bëjnë atë të ndihet keq me veten”, tha Huda.

Ajo u bën thirrje të gjithëve për të ndaluar këtë sepse nuk ka asnjë problem të dukesh natyrale. /Demokracia.com/

https://www.instagram.com/tv/CLpNJsln8JW/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme