Sport
Australia kërcënon tenistin serb: Nuk do t’i lejohet hyrja i pavaksinuar
Demokracia
10:01 | 05 Janar 2022

Share:

Qeveria australiane i ka kërkuar shpjegim numri 1 të botës në tenis, Novak Djokovic, i cili ka shmangur rregullat e kontrollit mjekësor me një vendim përjashtues për të marrë pjesë në Australian Open, që është Grand Slami i parë i vitit.

Pjesëmarrja e tij në këtë event të rëndësishëm të tenisit mbetet ende në dyshim, pasi ende nuk dihet se cili është statusi i tij i vaksinimit.

“Nëse nuk është i vaksinuar, do të duhet të ofrojë prova të pranueshme se nuk mund të vaksinohet për arsye mjekësore, në mënyrë që të mund të udhëtojë në të njëjtat kushte si personat e vaksinuar. Nëse kjo provë nuk mjafton, do të trajtohet si gjithë të tjerët (të pavaksinuar), deklaroi kryeministri i Australisë, Scott Morrison, gjatë një konference për shtyp. /Demokracia.com

Të ngjashme