Ylli i botës Lionel Messi është shëruar nga COVID-19 dhe i është bashkuar skuadrës së Parisit në përgatitje.
Messi qëndroi për një javë i izoluar në Argjentinë ku qëndroi për festat e fundvidit derisa edhe u infektua me koronavirus.
Messi udhëtoi nga Rosario drejt kryeqytetit francez bashkë me bashkëshorten dhe tre djemtë, pasi doli negativ në testin për Covid-19.
34-vjeçari ishte njëri prej katër futbollistëve të Paris Saint-Germainit që dolën pozitivë në testin për Covid-19 në fundjavë. /Demokracia.com