Njëri nga luftëtaret më të rrezikshëm në peshat e rënda në artet marciale mikse, kampioni i botes në kafaz, kamerunasi Francis Ngannou, ka thënë se është gati të boksoi në ring ndaj Tyson Fury apo Deontay Wilder.
Ai shprehet se është gati të lëshojë fuqinë e grushteve të tij edhe në ring, për të hedhur KO ikonat e boksit.
Ngannou, 35 vjeç (16 fitore, 3 humbje në kafaz), u shpreh: “Të dueloj në ring është diçka që më tërheq dhe asnjëherë nuk më shqitet nga mendja kjo ide. Si do të shkojnë gjërat, një ditë kjo gjë do të ndodhë. Nuk dua ta mbyll karrierën time si luftëtar pa zhvilluar të paktën një ndeshje boksi”.
Ylli i UFC-së ka ende edhe një duel për të zhvillluar me UFC-në, sipas kontratës dhe më pas është i lirë. Ai ka gati edhe emrat e rivalëve që dëshiron të ketë përballë në ring.
“Tyson Fury apo Deontay Ëilder. Dua të testoj veten me boksierë të këtij niveli, kampionë si puna ime. Kampionët duelojnë vetëm me kampionët”, tha Ngannou. /Demokracia.com