Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur 814 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, gjatë 24 orëve.
Policia ka gjobitur qytetarët bazuar në ligjin anti-COVID-19, i cili është miratuar në gusht të vitit 2020, me qëllim të parandalimit të koronaviruasit, shkruan Demokracia.com.
Gjoba për mosmbajtjen e maskës është 35 euro.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 67 mijë e 469 raste nga 294 mijë e 985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 582 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 968./Demokracia.com/