Sport
Aliu tejkalon lëndimin, nga nesër i bashkohet Llapit në stërvitje
Demokracia
19:08 | 04 Janar 2022

Share:

Njëri nga talentët më të mëdhenj të futbollit kosovar, Adonis Aliu, ka lënë mbrapa shpine lëndimin që e pësoi gjashtë muaj më parë dhe tash është gati për një pranverë të nxehtë.

Aliu që është pjesë e Llapit, nuk mundi t’i ndihmojë skuadrës në vjeshtë për shkak të lëndimit në gju, por ai po beson se në pranverë do të jetë gati për ta dhënë më të mirën në fushë.

Demokracia.com mëson se 20-vjeçari që ishte edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, tashmë është shëruar plotësisht dhe nga nesër, kur edhe nisin stërvitje Llapi, do t’i bashkohet skuadrës në përgatitje për stinorin pranveror.

“Po lëndimin e kam kaluar plotësisht dhe jam gati. Me këtë rast dua ta falënderoj fizeoterapeutin, Arianit Krasniqi i cili ka qenë afër meje që nga dita e parë dhe është kujdesur që unë sa më shpejt ta kalojë këtë lëndim”, ka thënë Aliu të martën për Demokracia.com.

Aliu skuadrës së Tahir Batatinës, iu bashkua pas një edicionin fantastik që kishte tek 2 Korriku i Prishtinës dhe tash është koha që ai vlerat e veta t’i shpalos edhe në nivelin më të lartë të futbollit kosovar. /Demokracia.com/

Të ngjashme