Sport
Buffon infektohet me COVID-19
Demokracia
11:50 | 04 Janar 2022

Share:

Infektimet me COVID-19vazhd9ojnë ta shqetësojnë botën e futbollit.

Së fundmi variantit më të ri të Koronavirusit “Omicron” nuk i ka shpëtuar as ish-portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili aktualisht mbron portën e skuadrës së Parmës në Serinë B italiane.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Emilia-Romanja, e cila me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar ka njoftuar se Bufon është infektuar me SARS-COV-2, duke thënë se gardiani 43-vjeçar është vetë-izoluar menjëherë.

Një lajm i keq ky për ekipin e Parmës që nuk do të ketë gati Bufonin për ndeshjet e ardhshme të Serie B. /Demokracia.com

Të ngjashme