Një shqiptar për festat e fundvitit kishte blerë një gjeldeti, por ishte befasuar me atë që e kishte gjetur brenda stomakut të tij.
Ai kishte hapur gjeldetin për ta përgatitur, por në momentin e hapjes, në stomakun e gjeldetit kishte gjetur zall.
Qytetari kishte publikuar edhe fotografitë e gjeldetit, për të treguar se çka gjeti në stomakun e tij.
Duket se ky ishte një truk i shitësit, për të ia shtuar kilogramët gjeldetit dhe për ta shitur atë me çmim më të lartë.