Kuriozitete
Fakte që s’i keni ditur për Kosovën
Demokracia
20:59 | 03 Janar 2022

Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar vjetarin e të dhënave për përgjithshme për Republikën e Kosovës.

Mes tjerash në këtë vjetar janë dhënë edhe karakteristikat e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Republika e Kosovë ka një sipërfaqe prej 10.905,25 km².1 Gjendet në pjesën e Evropës jug-lindore, e kufizuar me Shqipërinë në jug-perëndim, Malin e Zi veri-perëndim, Serbinë në veri-lindje dhe në jug me Maqedoninë.

Po ashtu është thënë se territori i Kosovës shtrihet brenda gjerësive gjeografike 41° 51’ dhe 43° 16’, dhe brenda gjatësisë gjeografike 19° 59’ dhe 21° 47’.

Territori i Republikës së Kosovës karakterizohet me lartësi të ndryshme mbidetare. Por a e dini cilat janë pikat më të ulta dhe më të larta të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
“Pika më e ulët e Kosovës ndodhet në luginën e lumit Drini i Bardhë, në kufi me Shqipërinë dhe arrin lartësinë 270 m mbi nivelin e detit, e ajo më e lartë ndodhet në perëndim të Kosovës, në Gjeravicë – 2.656 m.”, tregohet në raportin e ASK-së.

Në aspektin hidrografik, Kosova ndahet në pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepeneci.

“Rrjedhat lumore të Kosovës derdhën në tre ujëmbledhës detarë: Deti i Zi, Deti Adriatik dhe Deti Egje.”, thuhet tutje në raport.

Klima e Republikës së Kosovës në pjesën më të madhe është kontinentale, duke rezultuar me verë të ngrohtë dhe dimra të ftohtë, me ndikime mesdhetare dhe kontinentale (temperatura mesatare Brenda vendit luhatet nga + 30 °C në verë, në – 10 °C në dimër).

“Megjithatë, për shkak të ngritjeve të pabarabarta në disa pjesë të vendit, ka ndryshime në temperaturë dhe shpërndarjen e reshjeve.”, thuhet në raport.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025