Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham është aksidentuar sot me veturën e tij Porsche Cayenne-in e tij me një veturë tjetër gjatë rrugës së tij për në stërvitje.
Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Abraham përplasi Porsche Cayenne-n e tij me një shofer tjetër gjatë rrugës për në terrenin stërvitor të Romës në Trigoria sot.
Në këtë aksident nuk kishte asnjë të lënduar, njoftojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e panevojshme dhe ai ka vazhduar ditën e tij si zakonisht.
Disa javë më parë raportet në Angli theksuan se Abrahami u detyrua të paguante një gjobë prej 980 euro vitin e kaluar për drejtimin e Lamborghinit të tij me 47 milje në orë në një zonë 20 mph.
24-vjeçari anglez ka shënuar gjashtë gola në 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke përfshirë një dygolësh në fitoren 4-1 të “Giallorossi” si mysafir ndaj Atalantës para pushimit të Krishtlindjeve. /Demokracia.com/