Ndryshime në shtabin teknik ka ndodhur sot (e hënë) në Klubin e Basketbollit Rahoveci.
“Vreshtarët” kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin turk, Sehit, raporton Demokracia.com.
Sehit është larguar nga posti i trajnerit të Rahovecit për arsye familjare, ndërsa klubi kosovar menjëherë e ka gjetur pasuesin e tij.
Ljupco Malinkov është emëruar trajner i ri i Rahovecit.
Malinkov vjen nga Maqedonia e Veriut dhe do ta drejtojë klubin deri në fund të sezonit.
Ndërkohë, klubi ka njoftuar në faqen zyrtare se përgatitjet për pjesën e dytë të edicionit fillojnë sot.
Njoftimi i plotë i KB Rahovecit:
Ljupco Malinkov zëvendëson turkun Sehit!
Me kërkesë të Serhatit për shkak të rrethanave familjare klubi i Rahovecit ka mirëkuptuar trajnerin turk dhe me anë të marrveshjes së dy anshme klubi ka nderprerë bashkëpunimin me trajnerin nga Turqia Serhat Sehit.
Ndërkohe menjëherë pas shkëputjes se kontratës me Sehit, ne kemi arritur marrveshje me trajnerin nga Maqedonia … Malinkov,
i cli ka përvojë me basketbollin në Kosovë dhe do të drejtoj skuadrën në pjesën e dytë të sezonit.
Përgaditjet fillojnë qysh sot për ndeshjet qe zhvillohen nga mesi i këtij muaji.
Mire se vjen Malinko. /Demokracia.com/