Sport
Barcelona i falet golit të Luuk de Jongut ndaj Mallorcës, fiton dhe i afrohet zonës “Champions”
Demokracia
22:55 | 02 Janar 2022

Share:

Barcelona ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 19-të kampionale në La Liga ndaj Mallorcës.

“Katalunasit” triumfuan minimalisht 0-1 në udhëtim te Mallorca e promovuar këtë edicion në elitë, shkruan Demokracia.com.

“Heroi” që realizoi golin e vetëm që doli të ishte i fitores ishte Luuk de Jong.

Holandezi golin e vetëm e shënoi në minutën e 44-të të përballjes.

Barcelona me këtë fitore ngritet në vendin e pestë dhe i afrohet zonës “Champions” në vetëm një pikë.

Ndërkohë, Mallorca ka 20 pikë në pozitën e 15-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme