Sport
Lista e 80 futbollistëve që mund të firmosin me parametra zero, mes tyre edhe dy shqiptarë
Demokracia
16:54 | 01 Janar 2022

Share:

Merkato e janarit është e hapur zyrtarisht sot dhe të gjithë klubet e mëdha janë vënë në lëvizje për të përforcuar radhët e tyre.

Jo vetëm me lojtarë që mund të afrojnë menjëherë në sezonin në vazhdim por edhe me emra të cilët në fund të këtij sezoni do të largohen nga skuadrat përkatëse, duke u kthyer në okazione të jashtëzakonshme me parametër zero.

Në vijim është një listë me 80 emra futbollistësh të cilët janë në vitin e fundit të kontratës dhe që sot, zyrtarisht mund të negociojnë e firmosin me klube të tjera nga ato përkatëse. Mes tyre janë edhe Adnan Januzaj dhe Thomas Strakosha.

Të gjithë këto futbollistë pritet të jenë në lëvizje gjatë verës së ardhshme dhe mund të ndryshojnë dinamikat e klubeve të ndryshme.

Portierë: Loris, Onana, Bardi, Sam Xhonston, Xhek Stefens, Strakosha.

Mbrojtës: Rudiger, Syle, Kristensen, Ginter, Tarkovski, Romanjoli, Denajer, Mazraui, Mbemba, Zagadu, Çembers, Orie, Entoni Bruks, Zhigo, Azpilikueta, Mandava, Friedrih, Shtark, Sais, Marusiç, Felipe, Shlup, Sidibe, Goldson, Knohe, Halstenberg, Shar, Oliver Kempf, De Shiljo, Paulo Diaz, Pieper, Rakitski, Janson.

Mesfushorë: Pogba, Kesi, Brozoviç, Zakaria, Kamara, Frojler, Lingard, Kantuell, Devid Bruks, Grillitsh, Toliso, Longstaf, Isko, Elneni, Klaeson, Xeka, Brahimi, Kabeja, Gros, Xhed Uollas, Vitsel, Vas, Mikael Seri, Kadioglu, Aleks Fernandez, Xhohn Suift.

Sulmues: Mbape, Dibala, Insinje, Dembele, Beloti, Azmun, Korona, Lakazet, Kramariç, Bernardeski, Di Maria, Kolo Muani, Adnan Januzaj, Origi, Larin, Brereton Diaz, Pavon, Nketiah, Dzhyba, Muset, Smolov, Djuriçiç, Tejo, Hoselu, Xhordan Ajeu, Romarinho. /Demokracia.com

Të ngjashme