Manchester City ka shënuar fitore në përballje me Arsenalin në sfidën e javës së 21-të në Premier Leaguen angleze.
Saka ka shënuar fillimisht për Arsenalin derisa City është rikthyer në pjesën e dytë duke shënuar dy gola.
Fillimish barazoi Mahrez nga penalltia të cilën e shkaktoi Xhaka, ndërsa Rodri ka shënuar në minutat shtesë për rezultatin 1:2.
Më këtë fitore Manchester City përforcon pozitën e parë me 53 pikë ndërsa Arsenali është në vendin e katërt me 35 pikë. /Demokracia.com