Sport
Faleminderit ikona shqiptare
Demokracia
11:44 | 01 Janar 2022

Share:

Një karrierë e bujshme nuk ka sesi të mbyllet ndryshe vetëm se në mënyrë spektakolare.

Majlinda Kelmendi, pasi i solli shumë gëzim e suksese Kosovës, vendosi që në fund të vitit 2022 pas përfundimit të Olimpiadës “Tokio 2020”, t’i thotë lamtumirë karrierës aktive të xhudos, për ta nisur atë në një pozicion tjetër, atë të trajnerës në ekipin e të madhit Driton Kuka, shkruan Demokracia.com.

Pas karrierës prej 20 vjetësh, Kelmendi u ndal për t‘i lënë radhën të tjerëve, e bindur që tashmë ka krijuar ura dhe ka shtruar rrugë për sportistët e tjerë. Ata mjaftojnë ta ndjekin rrugën e saj për t’i kapur majat e Sportit.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Jam munduar t’ju bëj krenarë. Ju kam në zemër”, ka thënë Majlinda në muajin dhjetor.

Nuk kemi çfarë të themi tjetër vetëm një FALEMINDERIT e madhe për ikonën e sportit tonë.

Kelmendi kulmin  e suksesit e arriti në  Rio të Brazilit në vitin 2016, kur Kosovës ia kishte sjell medaljen e parë të artë olimpike.

Ajo gjithashtu është shpallur dy herë kampione e botës dhe katër herë kampione evropiane.

Në total, ka 46 trofe në sportin e xhudos.

Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta, derisa ka marrë pjesë në tri Olimpiada.

Majlinda pasi ishte shpallur Qytetare Nderi dhe Qytetare me merita të veçanta,  ajo nga presidentja u dekorua edhe me urdhrin “Shotë Galica.

Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur Kosova.

Edhe një herë FALEMINDERIT heroina e Kosovës – Majlinda Kelmendi. /Demokracia.com

Të ngjashme