Sport
Napoli bën goditjen e parë, arrin marrëveshje me futbollistin e Unitedit
Demokracia
11:14 | 01 Janar 2022

Share:

Napoli ka bërë një goditje të madhe që në start të vitit të ri. Skuadra napolitane ka arritur akordin për transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Axel Tuanzebe.

Marrëveshja me djajtë e kuq parashikon një huazim 6-mujor për vlerën e 800 mijë eurove, teksa Napoli ka ruajtur të drejtën e blerjes së plotë.

Tuanzeb, luajti disa ndeshje titullar me Ole Gunnar Solskjaer, por tashmë ka humbur pozitën e tij me trajnerin e ri dhe shpreson që me Napolin ta rigjej formën e tij të mirë. /Demokracia.com

Të ngjashme