ShowBiz
Kush nga artistët filloi lidhje e kush u nda gjatë vitit 2021?
Demokracia
18:40 | 31 Dhjetor 2021

Share:

Viti 2021 nuk ishte i njëjtë për të gjithë artistët si nga ana profesionale ashtu edhe sa i përket jetës private.

Publiku përherë është i ‘etur’ të dijë më shumë për artistët e tyre të pëlqyer, se me kë janë në lidhje, a do ketë fejesë apo martesë e gjëra të tilla.

E gjatë vitit 2021 dikush u bë vet i dyti e dikush nga vet i dyti u kthyer në beqar, pati edhe fejesa e martesa, por edhe ndarje.

Sidoqoftë jeta private për shumicën prej artistëve vazhdon të jetë e mbyllur hermetikisht, por ka prej atyre se janë më transparent me publikun dhe vet i konfirmojnë lidhjet apo ndarjet.

Të famshmit që u lidhën-fejuan-martuan gjatë 2021

Jo rastësisht po e fillojmë listën me njërin nga çiftet që kanë marrë gjithë vëmendjen si të publikut ashtu edhe të mediave rozë.

Flasim për Donald-Beatrix

Ka gati një muaj që kur dy banorët në shtëpinë e famshme të Big Brother Vip kanë filluar romancën e tyre të dashurisë. Çifti morën vëmendje e madje edhe u kritikuan, paragjykuan e u kryqëzuan nga rrjeti për faktin se Donaldi para se të fillonte lidhjen me Beatrixën e kishte lënë të sqaroheshin jashtë me moderatoren Bora Zemanin. Por, situata i rrëshqiti nga duart dhe çifti pavarësisht të gjithave po e shijojnë romancën e tyre brenda BBV. Se si do të shkojë lidhja e tyre pas 16 janarit atëherë edhe kur të përfundojë spektakli mbetet të shihet.

Dj Pm x Sarah Berisha

Ndonëse ishte i pari Pajtimi ai i cili qysh në klipin prezantues të Big Brother Vip që shënjestroi Sarën, blogeren e njohur shqiptare.
Ani pse me pak hezitime nga ana e Sarës ishte vet ajo e cila natën e 22 nëntorit kur banorët tjerë flinin i dhuroi puthje në buzën Dj-t nga Kosova, i cili mbeti i habitur nga veprimi i kësaj të fundit dhe s’dinte si të reagonte. Pas shumë keqkuptimeve, ftohje të raporteve, skenave xhelozie çifti vendosën që ta shijojnë lirshëm romancën e tyre. Ani pse tani Pm nuk është në BBV partnerja e tij i ka dërguar ditë më parë një letër të këndshme me fjalë zemre. Ndërkohë Pm ka treguar në emisionon Fan Club se po e pret Sarën jashtë për të shikuar se si do ecë lidhja e tyre më tutje.

Don Xhoni x Ariana Lirey-

Ariana Lirey është modelja ruse e cila prej shumë kohësh ka treguar pëlqimin e saj ndaj reperit nga Drenica, Don Xhonit. Jo rrallë herë Ariana i postonte këngët e reperit në profilin e saj në instagram, apo i bënte shpesh dedikime dashurie, madje jo rrallë herë edhe në gjuhën shqipe. E lidhjen mes tyre e konfirmoi vet reperi me datën 13 dhjetor kur edhe udhëtoi drejt Rusisë meqë rast publikoi në foto krahë Arianës në instagram.

Andi x Melisa

Që kur ishin pjesë e programit “Për’puthen”, paparacit i kishin nxjerrur zbuluar se Andi Shehi dhe Melisa Lleshi janë kapur shpesh herë në flagrancë. Ani pse në puntatat e emisionit të dy e mohonin këtë gjë. Madje Andi atëkohë ishte larguar ‘çift’ me Tea Trifonin, gjë e cila u zbulua shpejt se nuk është e vërtetë.
Derisa konfirmimin se janë bashkë e kishte bërë Melisa me anë të një postimi në instagram kur edhe kishe publikuar projektin e saj muzikor ku kishte marrë Andin në klip meqë edhe shkëmbyen puthje.
“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tani mund t’i tregoj botës se sa shumë të dua. Oh prit mbase vetëm për këngën, ti je bota për mua”, kështu kishte shkruar Melisa.

Romeo x Aleksia Peleshi

Pas Donaldit fat në dashuri pati edhe vëllai i tij binjak, Romeo. Pas ndarjes nga këngëtarja Jonida Maliqi, aktori i humorit filloi lidhjen me vajzën e ministrit shqiptar, Aleksia Peleshin.
Ishte Aleksia ajo e cila ditën e Shën Valentinit të këtij viti postoi një foto në makinë në instagram, ku vërehej Romeo duke drejtuar veturën.

Valza Zhegrova x Nazmi Vërtopi

Viti 2021 Valza Zhegrovën e zuri me unazë në gisht. Motra e futbollistit shqiptar Edon Zhegrovës, njëherish e njohur edhe si këngëtare krejt papritu filloi ti largohet muzikës. Më pas u kuptuan arsyet të cilat kishin të bëjnë me jetën e saj private. Më 10 gusht Valza kishe shprëndarë statusin e saj në facebook “Got engaged” to Nazmi Vërtopi që në shqip do të thotë e fejuar. Kutjojmë se Nazmiu është i njohur si avokat në Kosovë, derisa Valza po ndjek studimet në Belgjikë.

Rita Ora x Taika Waititi

Ishte prestigjiozja “Daily Mail” ajo që njoftoi fansat për lidhjen e këngëtares Rita Ora me regjisorin 43 vjeccar Taika Waititin. Ndërkohë që as postimet e këngëtares nuk munguan në rrjetet sociale bashkë me partnerin e saj. Ndërsa para pak ditësh e famshmja “The Sun” ka raportuar se Rita Ora dhe Taika janë drejt fejesës, dyshja i kanë festuar Krishtilindjet së bashku në Australi.

Fjolla Krasniqi x Fadil Dreshaj

Fjolla Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë para 6 muajsh. Këngëtarja kosovare ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Fjolla për datën e saj të rëndësishme kishte realizuar një fotosesion të mahnitshëm me personin e saj të zemrës, bashkëshortin Fadil Dreshaj.

Edita Sopjani x Përparim Olluri

Këngëtarja dhe prezantuesja kosovare kurorëzoi dashurinë e saj me martesë para 5 muajsh. Ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me Përparim Ollurin. Derisa nuk munguan as fotot e as videot e Editës nga konagjeqi e nga dasma.

Robin Krasniqi x Marigona Krasniqi

Prej kohësh qarkullonin thashetheme se e dashura e re e boksierit kosovar është Marigona Krasniqi, ani pse kjo fillimisht u mohua nga vet modelja.
Por gjatë muajit nëntor dyshja iu kanë dhënë fund thashethemeve duke konfirmuar lidhjen e tyre e madje edhe duke u martuar. Ndonëse pa dasmë, por çifti në disa foto në instagram pasi kanë pranuar se janë në lidhje iu patën referuar njëri-tjetrit me termat “burrë e grua”.

Greta Koçi

Ishte vetë këngëtarja e cila gjatë këtij muajit në një intervistë e ka pranuar se është martuar dhe po bën jetë të lumtur në Vien. Ani pse emrin e bashkëshortit të saj nuk e ka bërë të ditur, por ka treguar se është me origjinë shqiptare.

Dardan Mushkolaj x Hava

“Unë thashë po” ishte përshkrimi sipër imazhit të reperes Hava teksa tregoi se ka marrë propozim nga i dashuri i saj shqiptar Dardi, po ashtu reper. Dardi u kujdes që të dashurën e tij ta surprizojë me një propozim romantik mes shkretëtirës.

Florent Hadërgjonaj x Dorina Podrimja

Së fundmi showbizit i është shtuar edhe një çift i ri. Flasim për futbollistin Florent Hadërgjonaj i cilu u fejua me ish miss Zvicrën, Dorina Podrimja. Ishte vet futbollisti ai që e ndau në rrjetet sociale këtë moment të jetës së tij.

Të famshmit që i dhanë fund lidhjeve të tyre gjatë 2021

Loredana- Mozzik

“Jemi të dy kokëfortë” , kjo ishte arsyeja që çifti i shumë përfolur Loredana dhe Mozzik u ndanë për herë të dytë.
“E provuam sërish por nuk funksionoi”, kishte shkruar ndër të tjera Loredana teksa postoi një foto me Mozzikun dhe i tregonte fansave se dyshja nuk janë më bashkë.
Ani pse edhe pas muajit gusht kryesisht pas ndarjes së tyre çfti lansoi albumin e tyre të parë në shtator me titull “No rich parents”.

Oriola Marashi x Eros Grezda

Për një kohë të gjatë ishin çifti shqiptar që rrëmbyen vëmendje me postimet e tyre intime e romantike. Gjeneza e thashethemeve për ndarjen e tyre nisi kur ata fshinë njëri-tjetrin në instagram. Teksa gjatë muajit gusht Erosi kishte dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku e kishte konfirmuar ndarjen duke thënë se dyshja nuk mund të jenë më tepër se shokë.

Donald- Bora

Një nga çiftet më të përfolura padyshim që janë Donaldi dhe Bora. Dyshja simpatike ishin ndarë në maj pas tri vitesh lidhje, ku xhelozia ishte arsyeja që Donaldi të merrte valixhen dhe të braktiste banesën në Tiranë ku po bashkëjetonin me Borën.
Mirëpo, në tetor kur aktori i humorit shqiptar u bë pjesë e Big Brother Vip, natën që Bora erdhi ta takonte shoqen e saj Semin takoi edhe Donaldin ku ndodhi edhe puthja e shumë përfolur. Çifti e lanë pezull lidhjen e tyre duke thënë se kur të dal Donaldi jashtë do ta vendosin raportin e tyre. Por për pak ditë ndryshoi gjithçka dhe aktori nisi lidhjen me këngëtaren Beatrix Ramosaj duke u shndërruar në çiftin më të komentuar në mediat rozë.

S4MM

Martesa e reperit S4MM zgjati sa ‘sezona e plazhit’. Reperi i cili mori vëmendje për hapat e shpejt drejt jetës private, po aq shpejt u bë edhe personazhi më i komentuar në mediat rozë.
E kjo jo rastësisht, pasiqë reperit nuk i eci mirë martesa e cila zgjati vetëm tre muaj.

Seldi Qalliu x Sindi Cela

Në shtator të vitit 2020 Seldi Qalliu bëri publike lidhjen me bukuroshen Sindi Cela, pikërisht për ditëlindjen e kësaj të fundit ku postoi foto duke shkëmbyer puthje. Kurse para 8 muajsh titujt në portalet shqiptare ishin “Seldi s’po rahatohet me nuse ndahet nga e fejuara e tretë”, “Seldi Qalliun e ndjek tersi, ndahet nga e fejuara e tretë”, e gjitha kjo pasi që çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe kanë fshirë të gjitha imazhet e përbashkëta.

Cozman x Fjolla

Ishte muaji qershor kur ish e dashura e reperit kosovar postoi foto me Cozman i cili po ashtu e ndau me ndjekësit e tij në instagram.
Pas shumë vitesh ndarje nga Tuna këngëtari i hitit “Si dje” nisi lidhjen me Fjollën e cila nuk zgjati shumë.
Në shator dyshja i heqën njëri-tjetrit ‘followin’ në instagram si dhe i fshinë të gjitha fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, ani pse lidhje me këtë asnjëri nuk ka bërë ndonjë deklaratë.

Dua Lipax Anwar Hadid

Bujë të madhe mediatike bëri edhe lidhja e këngëtares Dua Lipa me vëllain e motrave Hadid, Anwar.
Por pas dy vitesh lidhje çifti nuk mundën ta mbajnë gjallë shkëndijën e tyre. Sipas burimeve të të famshmës “The Sun” dyshja nuk janë parë me njëri-tjetrin për 8 javë për shkak të orarëve të tyre të punës përplasëse dhe kjo distancë ka ndikuar që çifti të marrë këtë vendim.

Se a do të kemi lidhje të reja, fejesa e martesa si dhe ribashkime mbetet t’iu urojmë fat artistëve tanë.

Të ngjashme