Klubi i Basketbollit Prishtina ka prezantuar basketbollistin e njohur Donat Rexhepi.
Ka qenë vet klubi bardhekaltër që ka njoftuar për transferimin e ri.
“Donat Rexhepi është ardhja më e re në klub.
19 vjeçari rikthehet aty ku kishte filluar karrierën para pesë vitesh. Rexhepi që luan në pozitat Dy dhe Tre ka zhvilluar karrierë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Donati, gjithashtu është reprezentues i rregullt i Kosovës, për kategoritë e reja. Dyert e talentëve të rinj, janë gjithmonë të hapura te Prishtina”, ka shkruar KB Prishtina. /Demokracia.com