Lajme
Qytetari i Mitrovicës e vendos semaforin në krah dhe ecën me të nëpër qytet
Demokracia
16:54 | 24 Shkurt 2021

Share:

Një semafor kishte mbetur prej disa javësh i thyer dhe varur në shtyllë.

Një qytetari duket se i ka penguar, dhe ka vendosur ta largojë, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka siguruar fotografi të momentit kur qytetari e vjedh semaforin dhe ecën lirshëm sheshit.

Sipas dëshmitarit, qytetari ka shkuar e ka marrë semaforin e thyer nga shtylle duke e përvetësuar.

Ndryshe, janë të shpeshta rastet kur qytetarët thyejnë dhe vjedhin pronën publike.

Të ngjashme