Manchester Unitedi ka marrë një fitore më të lehtë sesa është pritur sonte ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 20-të në Premierligën angleze, transmeton Demokracia.com.
“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 3:1 me golat e shënuar nga McTominay, Mee (autogol) dhe Ronaldo, ndërsa për mysafirët realizoi Lennon.
Pas kësaj fitoreje Unitedi ka 31 pikë, katër me pak sesa Arsenal që është në pozitën e 4-të në tabelë por që Unitedi ka një ndeshje më pak dhe tashmë ka shtuar gjasat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Demokracia.com