Aktorja e cila luajti rolet kryesore në filmat tanë të preferuar kur ishim fëmijë, “Mrs Doubtfire” dhe “Matilda”, Mara Wilson, ka treguar në një ese për seksualizimin që i është bërë asaj kur ishte fëmijë.
Ajo tregoi se si kishin keqpërdorur pamjen e saj në faqe pornografike dhe se si e kishin ngacmuar burra 50-vjeçar kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe, shkruan Demokracia.com.
Ajo shkroi se gjithmonë ishte veshur në mënyrë modeste, pasi që prindërit e saj kishin menduar se kjo do të ishte më e sigurt për të, por në fakt nuk funksionoi.
“Njerëzit më pyesnin ‘A ke të dashur?’ në intervista qysh kur isha 6 vjeçe, me pyesnin se cili nga aktorët më dukej më joshës dhe shumë pyetje të tjera”, shkroi Mara.
Ajo tha se këto ishin arsyet që ajo nuk vazhdoi rrugën siç bënë çdo aktore adoleshente tjetër, duke u shfaqur në revista apo në videoklipe provokuese.
Kjo ese erdhi pas dokumentarit të këngëtares Britney Spears për të cilin aktorja Wilson tha se shumë momente ishin të ngjajshme si të jetës së saj.
“Të dyja kishim veten si kukull, patëm shokë dhe të dashur që treguan sekretet tona dhe patëm komente nga burra të moshuar për trupat tanë”.
Framing Britney Spears ka çuar në kritika të reja në lidhje me trajtimin e këngëtares dhe ka bërë ish të dashurin e saj Justin Timberlake dhe shumë media të kërkojnë falje nga ajo. /Demokracia.com/