Sport
Greqia goditet nga koronavirusi para ndeshjes me Kosovën
Demokracia
21:25 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Kombëtaren greke në hendboll pak ditë para ndeshjes me Kosovën, transmeton Demokracia.com.

Kosova e Greqia me 5 janar do të ndeshen ndërmjet vete në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2023.

Megjithatë, dje Greqia ka ndërprerë stërvitjet pas disa rasteve me koronavirus.

Janë tre lojtarë të Greqisë të infektuar me COVID-19, ka njoftuar Federata e Hendbollit të këtij vendi dhe mbetet të shihet cili do të jetë veprimi i kombëtares greke. /Demokracia.com

Të ngjashme