Sport
Pas ndeshjeve të sotme, tabela merr pamjet te re
Demokracia
15:31 | 24 Shkurt 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë në një fazë tejet interesante dhe të paqartë, shkruan Demokracia.com.

Me fitoren e sotme të Prishtinës ndaj Dritës, lufta për titull është bërë e zjarrtë. Tash dallimi mes të parit që e mban Ballkani dhe të tretit që është Prishtina, është vetëm 4 pikë.

Prishtina sot e mposhti Dritën me rezultat 2:0, Gjilani e Ballkani barazuan me rezultat 1:1, ndërsa Trepça ’89 në luftë për mbijetesë e ka mposhtur Llapin me rezultat 1:0.

Nesër luhen dy ndeshje tjera ku takohen Feronikeli – Drenica dhe Arbëria – Besa.

Tabelën e Superligës me tri ndeshjet e sotme mund ta shihni më poshtë. /Demokracia.com

Të ngjashme