Sport
Mbylli problemet me shtetin, Beckham gati të marrë titullin prestigjioz në Angli
Demokracia
16:54 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Devid Beckham mund të marrë së shpejti titullin “Kalorës” në Angli.

Lajmin e bënë publik mediat vendase, ku shkruajnë se ish-futbollisti mund të dekorohet pasi ka mbyllur problemet që kishte me shtetin.

46 vjeçari kishte disa vite probleme te taksat, por më në fund gjithçka është zgjidhur. Beckam akuzohej për një skemë lidhur me shtyrjen e detyrimeve mbi shtetin, gjë që shumë personazhe publikë e bëjnë.

Lajmet thonë se ai do të jetë në listën e personave që do të marrin këtë nderim në qershorin e vitit tjetër. Një nder goxha prestigjioz  për një njeri me arritje kaq të mëdha si Devid Beckham. /Demokracia.com

Të ngjashme