Sport
Këta janë dy futbollistët që Simeone nuk i zëvëndëson kurrë te Atletico
Demokracia
15:42 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Atletico Madrid e mbylli vitin 2021 me katër humbje radhazi në La Liga, duke humbur shumë terren në garën për titullin kampion.

Në fund të vitit ka vend edhe për llogari dhe statistikat tregojnë se dy lojtarët me më shumë minuta në ketë vit janë Oblak dhe Correa. Portieri slloven nuk ka humbur asnjë minutë nga 42 ndeshjet e luajtuara në vitin 2021, duke u kthyer në lojtarin më të mbingarkuar sa i përket minutave.

Ashtu si Oblak edhe Correa është lojtari i cili ka luajtur në 42 takime, por me një minutazh më të reduktuar.

Mbingarkesa e sezonit solli për skuadrën e Atletico Madrid një numër shumë të lartë ndeshjesh, kjo kushtëzuar nga viti 2020 i cili filloj me shumë vonesë për shkak të pandemisë. /Demokracia.com

Të ngjashme