Titullari i Interit, Ivan Perisiç nuk ka pasion vetëm futbollin, por mesa duket ka pasion edhe kikboksin.
Kroati me anë të një videoje në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka shkruar se po mëson çdo ditë nga një gjë të re:
“Duke mësuar nga një gjë të re çdo ditë”, shkroi 32-vjeçari i cili ishte duke u stërvitur me ish-kampionin e kikboksit Luka Tomiç.
Gjatë këtij sezoni Perisiç është aktivizuar në total me Interin në Serinë A në 17 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola. /Demokracia.com