Sport
S’ka pushim në Premierligë: Sonte luajnë “Djajtë”, takimi tjetër është shtyrë
Demokracia
09:28 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Java e 20-të në Premierligë përmbyllet mbrëmjen e sotme me vetëm një takim që do të zhvillohet.

Në fakt, në program ishin paraparë të zhvilloheshin dy ndeshje, por njëra është shtyrë për shkak të rasteve me COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Fjala është për ndeshjen e cila ishte paraparë për t’u zhvilluar në “Goodison Park” në mes Evertoni dhe Neëcastle Unitedit.

E ndeshja që do të luhet është ajo midis Manchester Unitedit dhe Burnleyt në “Old Trafford” me fillim nga ora 21:15.

“Djajtë” që vijnë nga barazimi dëshpërues me Neëcastlen (1:1) duan t’i mposhtin kundërshtarët e Burnleyt.

Në anën tjetër edhe mysafirët janë të etur për fitore, ngase vijnë nga një ecuri prej pesë ndeshjeve pa fitore.

Manchester United ndodhet në vendin e shtatë me 28 pikë, teksa Burnley ka 11 sosh në pozitën e 18-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme