Armando Broja në të shumtën e rasteve nga tifozët e Chelseas konsiderohet më i mirë për momentin sesa ylli belg, Romelu Lukaku që aktualisht mbron ngjyrat e Chelseas.
Krahasime të shumta kanë ardhur nga tifozët e Chelseat dhe mediat pranë këtij klubi për Armando Brojën dhe Lukakun.
Njëra nga arsyet më të besuara është ndoshta sepse belgu po zhgënjente me londinezët dhe nga ana tjetër, sulmuesi i huazuar te Southampton, kishte më tepër gola sesa afrimi i madh i verës.
“Shpërthimin” fantastik që bëri Broja ndaj West Ham, atje ku fitoi penallti, e përsëriti vetëm dy orë më vonë edhe Romelu Lukaku ndaj Aston Vilës.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale dhe panorama është thuajse indetike, megjithëse nga mediat ka pasur më tepër jehonë rasti i Lukakut për shkakun e emrit të tij./Demokracia.com/
Lukaku x Broja ? pic.twitter.com/TahuEx8hVq
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) December 28, 2021