Është rritur numri i rasteve me të infektuar në skuadrën e Real Madridit.
Klubi “mbretëror” ka konfirmuar katër raste të reja me koronavirus, shkruan Demokracia.com.
Courtois, Valverde, Camavinga dhe Vinicius Jr janë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar Real Madridi përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.
“Real Madrid CF raporton se lojtarët tanë Courtois, Valverde, Camavinga dhe Vinicius Jr. kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, thuhet në komunikatën e klubit. /Demokracia.com/
Comunicado Oficial. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 29, 2021