Sport
Shqipëria do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me kampionët e botës
Demokracia
12:59 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Shqipëria do të përballet me Spanjën në muajin mars. Drejtuesit e FSHF-së kanë arritur akordin me homologët iberikë për zhvillimin e duelit prestigjioz kundër ekipit të Luis Enrique, transmeton Demokracia.com.

Takimi do të luhet në Spanjë më 26 mars të vitit 2022, teksa nuk është marrë akoma një vendim për stadiumin.

Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve evropiane dhe botërore. Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Evropian 1988. /Demokracia.com

 

Të ngjashme