Barcelona përveç rezultateve të dobëta, po përballet edhe me koronavirus.
Katalunasit kanë njoftuar se edhe tre futbollistë të tjerë të ekipit të parë kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19, duke e çuar në shtatë numrin e futbollistëve të prekur nga koronavirusi në klub këtë javë.
Gavi, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele iu bashkuan Clement Lengletit, Alejandro Baldes, Dani Alvesit dhe Jordi Albas në listën e lojtarëve të Barçës të prekur nga Covid-19.
Barcelona njoftoi se në testet e bëra këtë të mërkurë për koronavirus, Gavi, Umtiti dhe Dembele dolën pozitivë.
Infektimi i tyre me virus vjen në prag të ndeshjes së parë të skuadrës së Xavit në vitin 2022, kundër Mallorcas të dielën më 2 janar dhe kjo do të jetë një telashe shumë e madhe për skuadrën e Barcelonës. /Demokracia.com