Sport
Ku po i kalojnë pushimet yjet e mëdha të futbollit, të gjithë ikin nga Evropa
Demokracia
10:12 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Futbollistët nga kampionatet evropiane, përpos Premierligës në Angli, janë në pushime dimërore. Kohën e qëndrimit jashtë fushave të futbollit, futbollistët e kanë shfrytëzuar duke shkuar në plazhat e njohura, ndërsa të tjerët kanë vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lionel Mesi kënaqet me bashkëshorten Antoanellën dhe familjarët e tij në Argjentinë, ndërsa Grizman dhe Koke janë në një turne të përbashkët në SHBA, ndërsa të tjerët vendosën që të vizitojnë Dubai-n.

Pas festive të Vitit të Ri, futbollistët do të mendojë për rikthimin në terrenet e gjelbra. La Liga e Spanjës, ka caktuar ndeshjet më 2 janar, ndërsa një javë më vonë rikthehet emocionet e futbollit në Itali, Gjermani dhe Francë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme