Sport
Mbrëmje e zjarrtë në Premierligës, radha sonte për Chelsean e Manchester Cityn
Demokracia
09:50 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Dështimi i mbrëmshëm i Liverpoolit ku pësoi humbje nga Leicester City, bënë që Chelsea sot të kërkojë fitoren  me çdo kusht në fushën e vetë ndaj Brighton në mënyrë që t’i afrohet dyshes së kreut City e Liverpool, shkruan Demokracia.com.

Në anën tjetër Manchester City që kryeson renditjen do të tentojë fitoren e radhës sonte në mënyrë që të qojë në 9 pikë dallim nga Liverpooli.

Qytetaret do të luajnë në fushën e Brendfordit dhe llogariten favoritë shumë të mëdhenj.

Ndeshja Chelsea – Brighton luhet nga ora 20:30 ndërsa Brendford – Manchester City nis nga ora 21:15. /Demokracia.com

Të ngjashme