Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvillua në disa institucione shtetërore.
Konferenca do të mbahet sot në ora 13:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, shkruan Demokracia.com.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria e Shtetit.
“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 13:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftim./Demokrcia.com/