Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Gjermaninë, ku një baba me prejardhje nga komuna e Gjakovës vrau me armë zjarri dy fëmijët e mitur, plagosi gruan dhe më pas e vrau vetën.
Sipas informatave të tashmë në shtëpinë e viktimave nuk ndodhet askush, ndërsa fqinjët kanë vendosur lule dhe qirinj për nder të tyre, shkruan Demokracia.com.
“Në shtëpi për momentin nuk gjendet askush, policia e ka mbyllur shtëpinë si zonë të krimit dhe prokurorët po e kryejnë punën e tyre aty”, ka thënë fqinji.
Sipas informacioneve të para familja kishte pasur konflikte edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin 2020.
Sipas prokurorit gjerman, deri më tani nuk dihen motivet dhe sesi ka ndodhur rasti. Por sipas raportimeve, thuhet se kjo familje ka pasur probleme edhe në të kaluarën. Në vitin 2020 gruaja është ankuar në polici për probleme me bashkëshortin e saj./Demokracia.com/